Rreth nesh
Qe prej vitit 2000

Peti Bakery me nje eksperience mbi 20 vjecare ne tregun Shqiptar, ofron per klientet cilesi maksimale me produkte te certifikuara me standarte Europiane
dhe te kontrolluara nga stafi perkates per tju garantuar kurdohere shije te fresket! Peti eshte kurdohere ne shtepine tuaj te embel.
Afer teje ke nje Peti Bakery & Pastry!
Disa lloje tortash

Torte Unicorn
Mund te personalizohet sipas deshires

Torte Lepurush
Mund te personalizohet sipas deshires

Torte per Ditelindje
Mund te personalizohet sipas deshires

Torte me Topolino
Mund te personalizohet sipas deshires
Disa receta te tjera
Te thjeshta e te shijshme
Tarta me fruta
Për brumin Frola:
250gr miell ● 125gr gjalpë i butë ● 70gr sheqer ● 2 të verdha vezësh ● ½ sodë për ëmbëlsira ● lëkura e grirë e një limoni bio
Për kremin pastiçeri:
250ml qumësht me yndyrë ● 2 të verdha vezësh ● 65gr sheqer ● 40gr miell ● lëkura e grirë e një limoni bio
I japim brumit formë të rrumbullakët, e mbështjellim me letër plastike për kuzhinë dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta. Pas kësaj kohe e marrim brumin dhe e ngrohim pak me duar për ta zbutur. E hapim me petës dhe mbulojmë me të 6 format e tartave. E shpojmë bazën e tyre me pirun dhe I pjekim në furrë për 15-20 minuta afërsisht ose derisa të kenë marrë pak ngjyrë (kujdes që të jenë pjekur edhe poshtë). Kur tartat e pjekura të jenë ftohur, i mbushim me krem pastiçeri dhe i zbukurojmë sipas dëshirës me fruta të freskëta. Ruhen në frigorifer.

Cheesecake
PËRBËRËSIT
Për bazën duhen: 250 gr. biskota sipas dëshirës dhe 125gr. gjalpë
Për kremin duhen: 600 gr. krem djathi (Philadelphia), 200gr. krem qumështi dhe 60gr. sheqer pluhur
Për ta shërbyer, duhet gjithashtu një reçel ose gliko sipas dëshirës suaj. Preferohet reçel qershie të egër.
PËRGATITJA
1. Në fillim thërrmoni biskotat në një madhësi të tillë sa të bëhet një masë kompakte. Ndërkohë në një enë shkrimë gjalpin dhe më pas e përziejmë atë bashkë me biskotat e thërrmuara.
2. Përbërjen e krijuar e vendosim në formë baze në një enë kryesisht transparente në mënyrë që të dallohen shtresat e ëmbëlsirës sonë dhe e vendosim në frigorifer.
3. Në një enë tjetër vendosim djathin krem bashkë më sheqerin pluhur dhe i përziejmë mirë. Shtojmë kremin e qumështit dhe i përziejmë sërish. Kremin e krijuar e lëmë për 15 min në frigorifer.
(TIPS: Te kremi shtojmë disa pika limoni për ti dhënë shijen e athet)
4. Pasi është ftohur kremi e hedhim atë mbi bazën e cila është ftohur gjithashtu. Shtojmë dhe reçelin e qershisë dhe e fusim ëmbëlsirën sërish në frigorifer.
Trilece
Përbërësit:
Për brumin:
6 vezë;
300 g sheqer;
1 pako vanilje;
300 g miell;
1 pako sodë;
300 g krem karamel.
Mbështjellja e qumështit:
1 litër qumësht (3.5% yndyrë);
750 ml krem;
250 ml qumësht kafeje (10% yndyrë).
Përgatitja:
Rrihni të bardhat e vezëve me sheqer derisa të formojnë krem, shtoni të verdhat e vezëve një nga një dhe vazhdoni t’i përzieni për t’i njëtrajtësuar.
Shtoni miellin së bashku me sodën dhe vazhdoni përzierjen.
Derdheni përzierjen në një tavë të pluhrosur me miell dhe gjalpë.
Vendoseni të piqet në furrën e parangrohur në 200 gradë Celsius për 10 minuta, pastaj ulni temperaturën në 180 gradë Celsius dhe piqeni për 20 minuta.
Lëreni të ftohet (por jo shumë, duhet të jetë e vakët). Ndërkohë përzieni të gjitha llojet e qumështit.
Hiqeni tortën nga tepsia dhe hidhni aty gjysmën e qumështit. Pastaj vendosni tortën në tepsi sërish dhe derdhni mbi të qumështin e mbetur.
Lëreni të thithë qumështin rreth 2 orë. Pastaj priteni në katrorë, mbulojeni dhe vendoseni në frigorifer për disa orë që të ftohet mirë.
Siper hidhni karamel.